“Babalja”, Apeli i Tiranës lë në burg Alizotin. S’ndryshon masa ndaj Olldashit
05/12/2018 13:55
Gjykata e Apelit në Tiranë la të pandryshuara masat e sigurisë për të pandehurit e dosjes së pagëzuar si “Babalja”, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Alizoti do të vazhdojë të hetohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Olldashi nën masën e “detyrimit për paraqitje”.
Këta, së bashku me të pandehurin tjetër Albert Veliu, që ndodhet në Kosovë, akuzohen për kallëzim të rremë në lidhje me audiopërgjimin e inskenuar mes Alizotit dhe Veliut, sikur bisedojnë me Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, të cilit i kërkojnë t’i ndihmojë për të siguruar kanabis sativa për trafikim në Itali.
Top Channel