Zgjedhjet në Andaluzi, Socialistët e Spanjës rrezikojnë të humbin kontrollin e bastionit

04/12/2018 00:23

Socialistët e Spanjës mund të humbasin kontrollin e një bastioni në jug të vendit, pasi në zgjedhjet rajonale, një parti e djathtë ekstreme fitoi vende për herë të parë, që kur vendi doli nga diktatura fashiste më shumë se 40 vjet më parë.

Bisedimet e koalicionit filluan të hënën në Andaluzi, pasi asnjë parti e vetme nuk fitoi mjaftueshëm vota për të qeverisur më vete në rajonet më të populluara dhe më të varfra në vend.

Socialistët u renditën të parët të dielën, me 33 vende nga 109 në parlament, por dështimi i tyre për të fituar drejtpërdrejtë në një rajon ku kanë dominuar, ka gjasa të nxisë thirrjet ndaj kryeministrit Pedro Sanchez, për të mbajtur zgjedhje kombëtare përpara vitit 2020. Qeveria e pakicës së Sanchez ka luftuar për të fituar mbështetje për të kaluar ndonjë ligj kuptimplotë që kur mori kontrollin në qershor.

Partia më e djathtë Vox u kapitalizua nga frika se Spanja mund të ndahej për shkak të një tentative për pavarsi të Katalunjës dhe frikave të ngritura nga emigracioni ilegal nga Afrika, ndaj arritën të fitojnë 12 vende, gjë që ishte më shumë se sa pritej.

Juan Marin, një kandidat i Andaluzisë për Ciudadanos, hodhi poshtë një koalicion me socialistët dhe tha në radion kombëtare se do të paraqiste veten për të udhëhequr rajonin, pasi partia e tij u rendit e treta me 18 përqind të votave.

“Ne nuk do të mbështesim një qeveri të (udhëheqësit socialist rajonal) Susana Diaz ose me partinë socialiste. Ata kanë humbur besimin e popullit andaluzian dhe kështu që kjo mundësi nuk ekziston “, tha Marin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA