Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka vlerësuar kryebashkiakun Veliaj për punën e jashtëzakonshme që po bën në krye të Bashkisë së Tiranës.

Xhaçka shprehu bindjen e plotë se nën drejtimin e Veliajt, Tirana është tashmë një qytet shumë herë më i mirë për të hetuar. Teksa theksoi se Tirana meriton të ketë edhe rrugë, edhe Unazën, edhe parqe, ministrja Xhaçka tha se falë punës së Veliaj, Tirana do të shohë akoma edhe shumë më tepër se sa ka parë tani.

“Si qytetare e Tiranës dua të falenderoj nga zemra për gjithë punë e jashtëzakonshme për sakrificat përkushtimin, dhe vizionin e drejtimit që jam e bindur qo të sjellë një qytet shumë më të mirë për të jetuar. Padiskutim një qytet që meriton të ketë të gjitha ato që duhet të ketë, edhe unazën edhe rrugët, edhe parqe, gjithçka që një qytet pretendon të jetë një qytet i rëndësishëm tashmë dhe jam e bindur që falë punës tënde do të shohim shumë më tepër se sa kemi parë deri tani. Kjo disiplinë falë punës e tregon që je fëmijë ushtarakësh”, deklaroi Olta Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA