25/12 16:51
Dedikim për nënën që nuk jeton më!
Arbër Skënderaj, rrëfeu sot në “Wake Up” në Top Channel, se kujt ja kushtoi këngën e tij “Brilla” dhe përse ju rikthye pasionit të tij për muzikën.
Ai tha se kënga është nje dedikim për të ëmën që u nda nga jeta një vit e gjysmë më parë.
Ndërkaq Arbëri u shpreh se nuk do t’i ndahet muzikës pasi kënga është pritur shumë mirë dhe nuk mohoi dhe faktin se në të ardhmen pse jo mund t’i shohim në një duet me Albanin.
Top Channel