Tronditet futbolli i femrave në Afganistan, ngacmim dhe abuzime seksuale

04/12/2018 19:00

Një skandal i tmerrshëm seksual ka përfshirë të gjithë botën e sportit të grave afgane. E gjitha filloi gjatë një grumbullimi të ekipit kombëtar të futbollit në Jordani ku lojtaret kishin shkuar për t’u trajnuar të gjitha së bashku, afganet që jetonin në atdhe dhe emigrantet.

“Të huajt” vunë re diçka që nuk shkonte me qëndrimet e meshkujve që shoqëronin ekipin e femrave.

Dy përfaqësuesit e Federatës Afgane, “menaxheri i futbollit të grave” dhe “ndihmës trajneri”, shtrinë duart, kërcënuan, urdhëruan dhe, mbi të gjitha, u mbyllën në dhomat e hoteleve bashkë me vajzat.

Lojtaret femra që jetonin në Kabul për gati gjashtë muaj u “dhanë besim” shoqeve të tyre. Nuk ishte një episod, por një sistem. Një pamje e frikshme e abuzimit, shantazhit dhe përdhunimit që ka vazhduar prej vitesh.

Në kryeqytetin afgan, zyra e presidentit federal është e pajisur me të gjitha “ngushëllimet emocionale”, duke përfshirë edhe një krevat dhe një çelës. Një lojtare femër që hyn nuk mund të largohet më pa ndihmën e presidentit. Transferimet, sesionet e trajnimit, madje edhe nënshkrimi i një kontrate mund të kthehet papritur në dhunë seksuale.

Ekipi kombëtar i futbollit në Kabul ishte një simbol i përparimit. Për më tepër, në mesin e njerëzve të thjeshtë, vendi u bë i famshëm për shkak të dhunës ndaj grave pa burka, mbylljes së femrave në shtëpi, ndalimit të shkollimit të tyre dhe shkuarjes në spitale, ndaj futbollistet u vendosen në qendër të vëmendjes, me vajza të reja që aspironin të bëheshin të tilla, si një mënyrë e mundshme për të qenë vajzave afgane që kujdesen për veten para të tjerëve, hanë më mirë se të tjerët dhe gjithashtu fitojnë diçka të vogël, të gjitha sepse ato luanin futboll.

Dhe si përfundim në Kabul kishte ardhur përparimi. Një foto e bukur dhe modernizim.

Por gjithçka nuk ishte e vërtetë, natyrisht.

Rreth njëzet vajza të reja nuk janë të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Afganistani ka ndryshuar “lëkurën”. Megjithatë, ishte e përshtatshme për të gjithë të mendonin për këtë. Rreziku ishte që gratë ishin vetëm figurina që u tregoheshin federatës ndërkombëtare për të mbledhur kontributin e parave dhe për ta ndarë atë në mesin e drejtuesve meshkuj.

Megjithatë, disa lojëra, ato vajza kanë arritur t’i fitojnë duke shkuar nga vendi i 128-të në vendin e 116-të në renditjen FIFA-s të futbollit ndërkombëtar të femrave. Jo shumë duke pasur parasysh se rivalët janë të gjithë nga vendet e pakënaqur për sportin rozë si Afganistani. Por mjafton për të lëvizur diçka brenda saj, për t’u dhënë atyre një vetëbesim shtesë, një guxim të papritur që po demonstrojnë tani.

Lojtaret që jetojnë jashtë vendit kanë tentuar së pari të raportojnë dyshimet e tyre përgjatë vijës së komandës së Federatës Afgane.

Rezultati?

Nëntë lojtare janë përjashtuar nga ekipi me dyshimin se janë lezbike dhe të tjerave u janë propozuar marrëveshje të re për të luajtur falas dhe pa mundësinë për të marrë sponsorizime. Ishte në thelb fundi i grave nacionale afgane. Ato që u thirrën më vonë ishin vetëm figurina për të kapur para.

Megjithatë, lojtaret nuk u dorëzuan dhe vazhduan lojën e tyre më të rëndësishme. Ato kanë gjetur guximin për të denoncuar, për t’u përballur me stigmën shoqërore dhe hakmarrjen e zyrtarëve të fuqishëm të sportit, të cilët në disa raste janë gjithashtu përgjegjës për milicitë e armatosura. Gjithsesi vajzat biseduan rreth çështjes së dhunës dhe abuzimit seksual me “The Guardian”.

Në vend që të heshtnin nga frika, ato folën për çështjen në FIFA, e cila po heton tani. Princi jordanez Ali Hussein (i cili kishte pritur trajnimin e ekipit kombëtar afgan) ka shpërndarë versionin e tyre të tregimit.

Në Kabul, Presidenti Ashraf Ghani foli për “tronditje të thellë kombëtare”. Prokurori i Përgjithshëm njoftoi nisjen e hetimeve. BBC ka mbledhur materiale konfidenciale nga atlete të tjera dhe ka zbuluar se plaga e ngacmimit nuk kufizohet vetëm me futbollin, por përfshinë edhe sportet e tjera. Diçka, me pak fjalë, lëviz.

Ngadalë, por lëviz.

Dhe ajo tregon humnerën që Afganistani duhet të ngjisë, por nëse gjithçka mbeste e mbuluar nga sekreti dhe frika, do të kishte qenë më keq.

Ndoshta, ekipi kombëtar i grave të Kabulit është me të vërtetë duke u bërë një motor për ndryshim. Dhe përballë meshkujve të dhunshëm që ka plot në Afganistan, si e gjithë bota, gratë që janë në gjendje për të luajtur mundën një ekip ushtarësh dhe kanë rezistuar përballë atyre që kanë therur vëllezërit dhe atyre që fyejnë ato në rrugë.

Zyrtarët federalë që do i kishin ngacmuar, i kishin nënvlerësuar ato. Tani vetëm duhet të shohim se si do të përfundojë. Nëse një herë, një histori afgane do të ketë një fund tjetër nga zakonisht. Nëse drejtësia dhe respekti do të fitojnë ose si gjithmonë omerta dhe arroganca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA