Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të grave, Sevim Arbana, ishte sot një nga të ftuarat e Bieta Sulos në programin “Ftesë në 5”.

Në një diskutim për dhunën ndaj grave dhe shifrat e larta të vrasjes së tyre nga partnerët intimë, Arbana nuk i kurseu kritikat as për rolin e shoqërisë civile.

Ajo u shpreh se shoqëria civile është e mbaruar dhe se shumica e shoqatave që marrin fonde e mbyllin gojën, duke mos reaguar për kauza të tilla.

Ndër të tjera shtoi se institucionet politike akordojnë fonde sa për teatër, vetëm për konferenca e trajnime, duke e konsideruar këtë qesharake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA