Pavarësisht se ISIS nuk gëzon më pushtetin e dy viteve më parë dhe ka humbur territore të rëndësishme në Siri, duket se në mesin e luftëtarëve islamikë ka ende shqiptarë të devotshëm.

Dhe një prej tyre, sipas mediave ndërkombëtare ka ndërruar jetë gjatë luftimeve me forcat demokratike siriane “SDF”.

Shqiptari raportohet të jetë një prej komandove kryesore të Shtetit Islamik dhe ka ndërruar jetë në një zonë të Sirisë lindore.

“I quajtur Abu Usama Al-Albani, u vra gjatë një sulmi të ashpër me Forcat Demokratike të Sirisë pranë qytetit Hajin në fshatin juglindor të Deir Ezzor. Komandanti i Daeshit (ISIS) thuhet se ishte i huaj nga Shqipëria dhe ishte duke udhëhequr mbrojtjen e këtij fronti të Eufratit kundër forcave demokratike siriane”, raportojnë mediat.

Nuk ka detaje të tjera rreth moshës apo identitetit të këtij komandanti, raporton gazeta “Shqip”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA