Ka shkuar në 12 numri i objekteve pa leje që janë prishur ditët e fundit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranës për t’i hapur rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Makineritë e rënda të IMT-së kanë vijuar edhe sot punën duke prishur dy objekte të tjera pa leje, sipas Bashkisë së Tiranës, ndërsa punonjësit e ndërmarrjeve të tjera bashkiake janë kujdesur edhe për zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Ndërkohë që krahas punës për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërmarrjet bashkiake po vijojnë punën edhe për zhvendosjen e të gjitha shtyllave, ndriçuesve dhe pemëve nga aksi kryesor i rrugës.

Në kuadër të projektit për Unazën e Madhe, Drejtoria e Punëtorëve të Ndërmarrjes Nr 1 ka ngritur grupet e punës të cilët po merren me trapiantimin e drurëve dekorativë që preken nga ky projekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA