Open/ Desaparesitos-it e Vlorës. Gazetarja bën deklaratën e fortë: Familjarët donin të flisnin, por…

03/12/2018 21:31

Në emisionin Open në Top Channel po diskutohet për të zhdukurit e Vlorës.

Gazetarja e Top Story, Lindita Çela tregoi eksperiencën e saj dhe atë që pa e bisedoi në Vlorë me familjarë të të zhdukurve. Ajo tregoi se nuk qe aq e lehtë për t’u marrë intervista të afërmve pasi presioni ndaj tyre nuk ishte i pakët.

“Unë kam qëndruar më shumë se një javë në Vlorë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë shumë mirë që mes dëshmive dhe të dhënit nëpërmjet pamjeve ka ndryshim. Dalja në televizion është sensitive, është e sikletshme për këdo që nuk është person publik, jo më për persona që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, gjë që s’është e re në Vlorë. Situata është ndryshe në këtë rast. Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është që njerëzit nuk dilnin darkave pas orës 20:00. Vlora ishte bosh, të imagjinosh që ne ishim aty dy javët e para të nëntorit, ku nuk bënte as shumë ftohtë. Dëshmitë ka qenë shumë e vështirë, pasi i kam gjetur dhe kanë ndërruar mendjen pasi i marrin në telefon dhe u thonë mos flisni. Kanë qenë dy raste të tilla që nuk kanë folur nga presioni. Këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”, u shpreh gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA