Foto ilustruese

Policia Kufitare ka mundur të ndalojë 6 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Emigrantët, origjina e të cilëve nuk bëhet e ditur, janë ndaluar në Kapshticë, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”. Katër prej tyre ishin gra dhe dy burra.

Policia i shoqëroi ata për në Spitalin e Bilishtit për kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa pas marrjes së deklarimeve të tyre, do t’i nisë ata drejt Qendrës së Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA