
E hëna për Autoritetin Rrugor Shqiptar ishte vijim i punës për procesin e vlerësimit të banesave, në kuadër të projektit për rehabilitimin e “Unazës së madhe” të Tiranës, apo më saktësisht segmentit nga “Pallati me shigjeta” te sheshi “Shqiponja”.
Inxhinierët e ARRSH-së ishin të pranishëm në objekte, pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar t’u nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.
Sot u bë e mundur që në të 3 lotet të kryhet verifikimi i 10 objekteve të tjera, kryesisht disakatëshe. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet në ARRSH.
Ndërkohë, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet.
Top Channel