Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një konferencë me gazetarët mbrëmjen e së hënës, tha se shpërblimi i fundvitit për çdo pensionist do të jetë 5 mijë lekë të reja.
“5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Nuk ka pasur të tillë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë buxhetore”, tha Ahmetaj.
“Lajm i mirë është dhe rritja e pagës minimale që po shkon në 26 mijë lekë. Rritje graduale. Shumica e kërkesave të sipërmarrjes është marrë parasysh dhe siç iu reformave për shkak të fillimit të progresivitetit mbi të ardhurat përfitojnë dhe mbi 14 mijë të punësuar të tjerë. 98% të punësuarve iu është ulur në mënyrë të konsiderueshme ngarkesa fiskale. Jemi vendi në rajon që e taksojmë pagën më pak se kushdo tjetër. Rajoni i takson 9 ose 19 %, kurse në Shqipëri me mesatare shkon 5.5%. Ka fasha që e kanë 1.89%. Pagat deri në 30 mijë lekë e kanë zero”, tha Ahmetaj.
Top Channel