Strazimiri: “Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe Padronin e saj që përcakton zgjedhjet dhe pastron paratë e drogës

02/12/2018 19:10

Prokurori i Antimafias tha në një intervistë se mafia shqiptare po fuqizohet dhe do të jetë mafia e së ardhmes, ndërkohë që deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tha se “Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe Padronin e saj që përcakton zgjedhjet dhe pastron paratë e drogës.

Reagimi i plotë i deputetit Gent Strazimiri: 

“Ajo që për anti-mafian italiane është “mafia e së nesërmes” në Itali e madje deri në Amerikën e Jugut, në Shqipëri është qeverisja e së sotmes!

Dosja “339” provon se ajo që quhet “mafia e së nesërmes” në Itali, sot përcakton “me influencën” e saj rezultatine e zgjedhjeve në Shqipëri!

Shkëmben favore dhe “zgjidh hallet” reciprokisht me Edi Ramen dhe partinë e tij, falenderohen me mirenjohje për “hallet e zgjidhura” dhe mbeshtetjen e dhënë po ashtu reciprokisht!

“Mafia e së nesërmes” sot drejton Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s!

“Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe padrinon e saj në Shqipëri, pastron paratë drogës përmes “lehtësive” me “ligj të posaçëm”, merr konçesione “të pakërkuara” nga askush, blen banka, hap banka e mbyll banka, bën PPP me ortakëri me qeverinë e saj (jo të shqiptarëve)!

“Mafia e së nesërmes” në Itali a Amerikën e Jugut, luftohet sot në Shqipëri, në strofkullën e saj me adresat: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.3, ose thjesht “Edi Rama, Surrel, Tiranë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA