Gjermania në emergjencë për infermierë, gati sponsorizimi i arsimimit të tyre në vendet e origjinës

02/12/2018 11:47

Për të zbutur situatën emergjente të infermierisë në Gjermani, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit. Ballkani nuk është shumë entuziast për këtë iniciativë, thotë DW.

Në marrëveshjen e koalicionit qeverisës gjerman të partisë CDU/CSU dhe asaj socialdemokrate theksohet se në të gjithë Gjermaninë do të punësohen 8.000 infermierë. Por ndërkohë shifra është korrigjuar; tani flitet për punësimin e 13.000 infermierëve të rinj.

Pavarësisht korrigjimit, nga sa tregon gjiganti mediatik gjerman, kjo shifër nuk do të mjaftojë, sepse gjendja është edhe më dramatike. Për shkak të mungesës së infermierëve, shumë të moshuar në qendrat e të moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve.

Akoma më urgjente paraqitet situata në kujdesin shëndetësor në shtëpi. Ministry Spahn ka dale me propozimin e ri I cili parasheh qe forcat e nevojshme për kujdesin shëndetësor në Gjermani t’i trajnojë jashtë vendit. Ai sqaroi se nga komisioni parlamentar buxhetor është marrë një shumë prej 9 milionë eurosh, e me këto para mund të gjenden partnerë jashtë Gjermanisë që të shkollojnë forca punëtore për kujdesin shëndetësor.

Forcat e ardhshme punëtore, sipas ministrit, do duhet të mësojnë gjermanisht që në vendin e origjinës. Si vende të mundshme për një projekt të tillë parashikohet Kosova, Maqedonia, Filipinet dhe Kuba. Por në vendet e prekura të Ballkanit, kjo iniciativë nuk pritet me entuziazëm. Autoritetet maqedonase u shprehen se projekte të tilla vetëm sa e nxisin akoma edhe me shume emigrimin e njerëzve të rinj, të shkolluar mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA