Shtyhet për herë të dytë ankandi për dhënien e të drejtave të përdorimit të tre brezave të rinj të frekuencave që do fuqizojnë kapacitet e rrjeteve 4G. AKEP kishte parashikuar nxjerrjen në shitje të frekuencave 800 mhz në 3 dhjetor, ndërkohë që gara e radhës është shtyrë për në 7 shkurt të 2019-ës.

Ankandi për secilën licencë fillon nga 7,4 milionë euro. Të tre brezat bashkë shkojnë në mbi 22 milionë euro. Sipas AKEP, këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat urbane ku ka shumë mbipopullim.

Brezi i frekuencave që do jepet në përdorim, do të përfitohet nga lirimi i transmetimeve analoge të televizioneve. Licencat janë 15-vjeçare dhe në garë mund të marrin pjesë kompanitë celulare që edhe pse e e kanë në përdorim një licencë 4G, mund të rrisin kapacitetet në këtë rrjet, duke i shtuar kështu shërbimet ndaj qytetarëve.

Ankandi është i hapur edhe për kompani të tjera, të cilat edhe pse nuk ofrojnë shërbime telefonie të lëvizshme, me marrjen e brezit të frekuencave 4G, duke përmbushur kushtet teknike, mund të kthehen në operatorë celularë. Me marrjen e licencës, fituesit duhet që brenda 2 muajsh të fillojnë shfrytëzimin e brezit të frekuencave 4G.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA