Bush duke u shpëtuar nga forcat amerikane, pasi avioni i tij ishte rrëzuar gjatë një misioni kundër Japonisë

Para se të bëhej president, George H.W Bush kishte shërbyer si pilot i Marinës amerikane, duke marrë pjesë në misionet e bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bush kishte mësuar për sulmin e kryer nga japonezët në Pearl Harbor dhe gjashtë muaj më pas, sapo mbushi 18 vjeç, u regjistrua me rezervat e Marinës Amerikane.

Ai donte të bëhej një nga aviatorët më të rinj në marinë dhe u caktua si oficer fotografie me Skuadrën e Silurave.

Gjatë një sulmi në Chichi Jima, një ishull-fortesë që japonezët e përdornin për furnizime dhe komunikime, avioni TBM Avenger, ku ndodhej Bush, pësoi dëme nga goditjet e kundërajrorëve. Dy shokët e Bushit që ndodheshin në bord vdiqën gjatë sulmit.

Me motorin e avionit në flakë, Bushi lëshoi predhat ndaj shënjestrës për ku ishte nisur, një kullë radio-komunikimi, dhe pastaj u hodh me parashutë në oqean. Ai qëndroi në ujë për më shumë se katër orë, me një pajisje të vogël të fryrë me ajër, derisa u gjet nga një nëndetëse amerikane.

Pasi kapitullimit të Japonisë në vitin 1945, Bush u lirua me nderime nga detyra dhe vazhdoi universitetin e Jejllit. Më pas ai nisi karrierën politike, duke shërbyer në detyra të rëndësishme si kongresmen, ambasador, drejtor i CIA-s e derisa u zgjodh president, nën partinë republikane, dhe udhëhoqi SHBA-në nga viti 1989 e deri në vitin 1993.

Presidenca e tij ishte gjatë një kohe të trazuar, që shënonte rënien e Bashkimit Sovjetik, të Murit të Berlint dhe nisjen e Luftës së Gjirit, kur Iraku pushtoi Kuvajtin. Nën presidencën e tij, edhe Shqipëria riktheu marrëdhëniet diplomatike me SHBA-të.

Ai ishte presidenti i parë amerikan që u takua me një president shqiptar

Fitorja ishte e rëndësishme, sepse me të, republikanët fituan një mandat të tretë. Dy mandatet përpara tij ishin mbajtur nga Ronald Regan, një nga presidentët më të suksesshëm republikanë. Në zgjedhjet e vitit 1993 humbi kundër Bill Klintonit. Por familja e tij u rikthye në krye të vendit menjëherë pas largimit të Klintonëve. Nga viti 2001 e deri deri në vitin 2009, SHBA-të u udhëhoqën nga djali i tij, George W. Bush.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA