Tani nuk është më çudi që në studion e Luana Vjollcës të ndodhin të papritura nga më të ndryshmet.
Edhe këtë të shtunë do të shijohet një spektakël i vërtetë plot humor dhe argëtim.
Të ftuarit: Dren Abazi, Don Phenom, Zamira Kita, Lei Kraja, Delinda Disha dhe Ervin Kurti dhanë maksimumin që e shtuna e kësaj jave tju mbajë edhe një herë të mbërthyer përpara ekranit.
Deklarata të sinqerta pëlqimesh e dashurie, preferenca mes bruneve e bjondeve, marrëdhënie me vjehrrën, kolegët, zbulime sekretesh, deklarata bombë, e shumë të tjera vetëm në “Shiko kush luan”.
Një kërcim shumë sensual mes Dren Abazit dhe Lei Krajës, një telefonatë live e gazetarit Ervin Kurti i cili zbulon lajmin e ndarjes së një personazhi të njohur apo kërkesa që Don Phenom ka ndaj Kryeministrit Edi Rama, do na tregojë qartë që studioja e Luanës është tashmë jo vetëm burim argëtimi por edhe spontaniteti, ku personazhet zhvishen nga çdo kompleks.
Tashmë publiku e di që “Shiko kush luan” nuk duhet humbur në asnjë të shtunë në ekranin e Top Channel.
Top Channel