“E vërteta nuk mund të mbulohet më! Emisioni “Top Story” zbuloi shifrat dhe dëshmitë tronditëse për të zhdukurit e trafikut të drogës në Vlorë. Prokuroria pohoi zyrtarisht numrin 80 të të zhdukurve në 3 vjet. 80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre”.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një dalje përpara mediave ditën e premte.

“Dy muaj më parë, Kretari i Partisë Demokratike, denoncoi nga Vlora rrëmbimin dhe zhdukjen e dhjetëra personave, të dyshuar si të ekzekutuar në heshtje nga mafia e drogës në zonën elektorale të kryeministrit të vendit. Çfarë bëri Edi Rama? Përqeshi opozitën dhe mbuloi realitetin e tmerrshëm që sundon në Vlorë: Njerëzit rrëmbehen dhe zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa policia nuk bën asnjë përpjekje për të hetuar aktet mafioze. Por tani e vërteta nuk mund të mbulohet më! Emisioni Top Story zbuloi shifrat dhe dëshmitë tronditëse për të zhdukurit e trafikut të drogës në Vlorë. Prokuroria pohoi zyrtarisht numrin 80 të të zhdukurve në 3 vjet. 80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre”, deklaroi Salianji.

SHIH PROGRAMIN TOP STORY:

  “Të zhdukurit nga droga e Vlorës”, – Vrasje me çekiç dhe ekzekutime në mes të detit – Top Story

“Dëshmitë e familjarëve për emisionin Top Story, faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve. Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit. Ajo çka i bashkon këto dëshmi është një tjetër fakt i rëndë; familjarët i bëjnë të gjithë denoncimet në Policinë e Fierit, sepse deklarojnë se jo vetëm nuk kanë besim por kanë frikë të shkojnë në Policinë e Vlorës. Dëshmitë e familjareve tregojnë se të afërmit e tyre ishin të përfshirë në trafik droge, por lidhja e bandave me drejtuesit e lartë të policisë ka ndaluar hetimet. Ky është realiteti i botës së errët kriminale me policinë bashkëpunëtore në fshehje vrasje dhe krim pikërisht në zonën elektorale të KM Rama. Kjo është situata në shumicën e qyteteve të Shqipërisë, ku krimi ka marrë revansh ndaj shtetit, sepse bashkëpunëtor kryesor ka kryeministrin e vendit Edi Rama”, shtoi Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA