Luhen sot ndeshjet e javës së pestë të Europa League, ku priten të jepen të tjera verdikte përsa i përket çështjes së kualifikimit mes 1/16 të finaleve.
Arsenali, që është kualifikuar, do të luajë ndaj Vorkslës për të siguruar vendin e parë në grup që mund ta arrijë me një fitore ose në rast se arrin të ruajë distancën e 3 pikëve me Sportingun e Lisbonës, që do të luajë me Karabagun.
Milanin e pret ndeshja me Dudelange në sfidën e grupit F, me kuqezinjtë që kualifikohen nëse fitojnë këtë përballje. Në të njëjtin grup, Real Betis do të luajë ndaj Olympiacos, me spanjollët që kualifikohen për në raundin tjetër nëse fitojnë këtë ndeshje. Por, ata kualifikohen edhe në rast barazimi, por në këtë rast duhet të presë që Milani të mos fitojë ndaj Dudenlange.
Në Grupin H, Eintracht Frankfurt dhe Lazio janë të kualifikuara dhe beteja e tyre do të jetë për vendin e parë. Skuadra gjermane do ta sigurojë këtë pozicion nëse fiton ndeshjen ndaj Marseille, të eliminuar dhe nëse Lazio nuk fiton ndaj Apolonit. Frankurti mund të kualifikohet edhe me barazimin, por në këtë rast duhet të presë një humbje të Lazios.
Në të njëjtën situatë është edhe Chelsea që e ka prerë biletën mes 32 ekipeve më të mira të Europa League dhe tani i duhet vetëm të mbyllë edhe çështjen e vendit të parë në Grupin L. Londinezët presin PAOK-un ndaj së cilës mund edhe të barazojnë për të fituar përfundimisht grupin, por duhet të presin që edhe Vidi të mos fitojë ndaj BATE-s. Nëse Vidi fiton këtë ndeshje, atëherë ai do të kualifikohet për në raundin tjetër.
Ndërkaq, skuadrat e tjera që janë kualifikuar mes 16 më të mirave janë edhe Bayer Leverkusen, Dinamo Zagreb dhe Zyrih.
Top Channel