
24/02 18:37
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një banesë të braktisur në qendër të qytetit të Elbasanit orët e darkës së kësaj të enjteje, shumë pranë Bashkisë së qytetit.
Zjarri rrezikon të shkaktojë dëme në apartamentet e një pallati që gjendet ngjitur me banesën e braktisur, në një zonë tejet të banuar të qytetit.
VIDEO:
Elbasan, zjarr në një banesë të braktisur pranë Bashkisë
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit dhe policia, ndërsa momentalisht nuk jepet asnjë e dhënë mbi shkaqet e rënies së tij.
Top Channel