Sulmet ajrore izraelite në Liban, Ministria e Shëndetësisë raporton: 203 persona janë vrarë, mbi një mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur Klevis Balliu, një nga deputetët më aktivë të Partisë Demokratike në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit, i kërkoi falje publike banorëve që po protestojnë sot për faktin që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike nuk u legalizuan banesat e tyre.
“Janë rreth 500 000 legalizime që duheshin bërë dhe i kërkojmë falje banorëve, por ne nuk shembëm asnjë shtëpi”, tha Balliu i ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.
Deputeti demokrat shtoi se projekti i Unazës së Re “është një projekt i korruptuar që po i shkatërron shtëpitë banorëve”.
Gjithashtu, Balliu tregoi se cila është arritja e protestës së banorëve që ka hyrë në ditën e 27 të saj:
“Shembje nuk ka deri tani dhe qëndresa e banorëve e ka bërë këtë gjë sepse në fillim atyre u tha që keni 10 ditë kohë për të liruar banesat”.
Top Channel