Stephen Hillenburg, krijuesi i Spongebob, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pas një beteje të zgjatur me sëmundjen neurodegjenerative ALS.
Kanali Nickelodeon, i cili e ka transmetuar që në 1999 serialin tmerrësisht popullor të filmave për fëmijë, me në qendër personazhin aq të dashur prej tyre, vendosi që stafi i tij të mbante një minutë heshtje në nderim të jetës dhe punës së Hillenburgut. Steve, thanë drejtues të rrjetit, e veshi krijimin e vet me një sens të rrallë humori dhe pafajësie që i solli gëzim e bëri të qeshin breza të tërë fëmijësh dhe familjesh. Personazhet e tij origjinale do të mbeten për një kohë të gjatë kujtesë e vlerave të optimizmit, miqësisë dhe fuqisë së pafundme të imagjinatës, kanë shtuar ata.
Ylli i “baywatch’, David Hasselhoff, i cili interpretoi po një roje plazhi në filmin e 2004-tës, SpongeBob SquarePants, u shpreh thellësisht i tronditur nga kjo humbje. “Steve arriti të krijonte një personazh unik dhe vërtet të jashtëzakonshëm”, shkroi ai ne twitter.
Për shumë nga ata që e njihnin, Hillenburg ishte tmerrësisht i talentuar, por edhe modest e një njeri me zemër të madhe. Homazhet e fansave kanë vërshuar në rrjete sociale , shumica shoqëruar me falenderimet për një njëri që siç thonë ata “I pasuroi jetën” e që do të vazhdojë të ngjallë të qeshura për vitet në vazhdim.
Top Channel