Ukraina, në gjendje lufte! Ligji hyn në fuqi pas goditjes së anijeve nga rusët

27/11/2018 13:52

Pas sulmit ndaj anijeve luftarake ukrainase, prej atyre ruse, nё Ukrainё ka hyrë në fuqi ligji i luftёs pёr 30 ditё. Parlamenti nё Kiev miratoi dekretin e presidentit Petro Poroshenko, ndërsa BE-ja është alarmuar nga ideja se konflikti mund tё devijojё nё njё pёrshkallёzim tё ri ushtarak.

Rusët qëlluan dy ditë më parë anije ukrainase në ngushticёn detare të Kerchit, mes Krimesё dhe Rusisё, qё lidh detin e Zi me atë Azov. Që prej atij momenti, situata ka nisur të precipitojë.

Nё reagimin e tij të ashpër, Poroshenko foli pёr “njё akt të ri agresioni tё armatosur” dhe vendosi ushtrinё në gjendje gatishmërie, duke nёnshkruar njё dekret pёr shpalljen e ligjit tё luftёs pёr 30 ditёt në vijim.

Parlamenti ukrainas e miratoi atë, pas njё debati qё zgjati pёr shumё orё. Paralelisht, Poroshenko thirri njё takim tё shteteve tё NATO-s me pёrfaqёsuesit ukrainas. Sekretari i Përgjithshёm i aleancës së Atlantikut të veriut, Jens Stoltenberg ritheksoi pak pas takimit parimin e saj pёr angazhim në ruajtjen e “integritetit territorial dhe pavarёsisё” sё Ukrainёs.

  NATO apel Rusisë: Lironi menjëherë anijet dhe personelin ukrainas

Ndërkohë, siç raporton “Deutsche Welle”, Vladimir Putin ka kërkuar ndihmën e Angela Merkelit për të ndikuar tek Ukraina. Në telefonatën e zhvilluar mbrëmjen e së hënës me kancelaren gjermane, shefi i Kremlinit ia hodhi fajin Kievit për incidentin në detin Azov, ndërsa ajo theksoi nevojën e shtensionimit të menjëhershëm të situatës.

  SHBA dhe aleatët kritikojnë Rusinë për incidentin me anijet ukrainase

Top Channel