“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Udhëheqësi i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Njoftimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Rakiç tha se jep dorëheqje për shkak të “shtypjes së vazhdueshme institucionale”, përkatësisht vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.
Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i kanë bërë thirrje Kosovës që të heqë këtë detyrim doganor.
Top Channel