Deputet i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa ai thoshte para efektivëve të policisë “Detyra, Nderi, Atdheu, ju diktojnë se çfarë duhet të jeni”.
Duke e lidhur me rastin e Daniel Dobrajt, Strazimir kujton se si policia i ka thyer gishtërinjtë 18-vjeçarit.
“Çfarë “Nderi” ka në “Detyrën” për të torturuar një adoleshent derisa t’i thyhen gishtat e dorës me THEMBRËN E ÇIZMES? Çfarë “shërbimi” i bëhet Atdheut me këtë rast?!
Një fjalim militarist për një organizatë si Policia që vetëm militare nuk mund e nuk duhet te jetë!!!
Policia e Shtetit si pjesë e Forcave të Armatosura është vetëm nën regjimet diktatoriale si ai i Enver Hoxhës!”, shkruan Strazimiri.
Top Channel