Ilir Meta nderon Flamurtarin e viteve ‘80

27/11/2018 11:54

Skuadra e Flamurtarit e viteve ‘80 nderohet në prag të festave të nëntorit.

Presidenti i vendit, Ilir Meta i dha kwsaj skuadre titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”, ndërkohë që iu dha titullin “Mjeshtër i Madh” lojtarëve që ishin pjesë e asaj skuadre të lavdishme: Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Latif Gondeda, Sokol Kushta e Petro Ruci, me këtë të fundit që është ndarë nga jeta.

Pak kohë më parë, titullin “Mjeshtër i Madh” e kishin marrë edhe Vasil Ruci, Uran Xhafa dhe Alfred Zijai, edhe ky u vlerësua pas vdekjes.

Ceremonia u mbajt në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë dhe kreu i shtetit shqiptar ishte i pranishëm në të, duke dorëzuar këto çmime që nderojnë skuadrën vlonjate.

Gjatë ceremonisë u shfaq edhe nje reportazh që përcolli momentet më të mira të Flamurtarit të viteve ’80, që në atë kohë arriti të eliminojë Partizanin e Beogradit në arenën evropiane dhe të trondisë një skuadër të madhe si Barcelona. Më pas, u krye edhe fotoja e rastit e Presidentit me ish-futbollistët e dekoruar dhe skuadrën aktuale të Flamurtarit.

Top Channel