Finalja e kthimit në Kupën Libertadores është kthyer ende pa u luajtur në kryefjalën e mediave sportive, për shkak të trrazirave dhe dhunës që sollën shtyrjen e saj.

Kontinenti i Amerikës latine ende nuk po e zgjedh dot më të fortin e tij, por në pritje për të mësuar mbi datën e saktë dhe vendin, një ide sugjestionuese vjen nga Italia.

Qyteti i Gjenovas ka ofruar stadiumin “Luiggi Ferraris” për të zhvilluar Superklasiken e ashpër mes dy ekipeve argjentinase, rivaliteti i së cilave tani mban peng edhe kontinentin.

Përmes një letre zyrtare të drejtuar te presidenti i Boka Zhuniors dhe ai i River Plejtit, Komuna e qytetit në Liguria i ka ftuar protagonistët të vlerësojnë edhe këtë hipotezë.

Finalja që vendos fituesin e Libertadores u shty pas incidenteve, por Gjenova kërkon të presë këtë sfidë epike duke garantuar sigurinë, e duke u mbështetur te fakti që të dy këto klube janë themeluar prej emigrantëve nga ky qytet.

Të dhënat më të fundit nga Argjentina, flasin për një datë të caktuar për finalen River-Boka. Ajo me gjasë do luhet në 8 Dhjetor dhe nuk përjashtohet mundësia për t’u zhvilluar jashtë Argjentinës, ndonëse vendimi final do të merret sot rreth orës 14:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA