Organet e vettingut po vazhdojnë të nxjerrin jashtë fushës së drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë për shkak të pasurive, ligjeve me krimin dhe jo vetëm. Këtë të hënë u shkarkua një gjyqtar dhe një prokuror.

E gjitha kjo e gjeti të papërgatitur prokurorin, i cili edhe pse trupa u largua nga salla ai qëndroi i ngrirë për disa çaste.

Për shkak te pasurive dhe lidhjeve me krimin u shkarkua edhe gjyqtari Luan Dervishi, njëherësh kandidat për në KLGJ.

Ndryshe nga Artur Selmani, gjyqtari nuk ishte u befasua madje e priti me buzëqeshje dhe tha se do ta kundërshtojë këtë vendim.

Luan Dervishi është i 30-ti i shkarkuar nga organet e Vettingut e gjithashtu i fundmit garues për në Këshillin e Lartë gjyqësor për të cilin janë konfirmuar 10 kandidatë.

Pas shkarkimit të Luan Dervishit, KPK duhet të njoftojë kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, i cili brenda tre ditësh thërret mbledhjen e përgjithshme prej nga do të zgjidhen vetëm 6 anëtarë.

Një tjetër vendim do të shpallet të martën për kandidatin e fundit të KLP, Besnik Cani gjithashtu këshilltar i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Por edhe ai ka probleme, me kryesorja një kontratë qiraje e firmosur me një kompani karburanti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA