Inside Story/ Tendera të dyshimtë dhe abuzime, kush i kontrollon miliona euro të mbetjeve spitalore? Mes tyre pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu
I pyetur nga studioja e “Open” nëse ngadalësimi i procesit të integrimit, është faji i politikës shqiptare dhe kosovare apo faji i Brukselit, kryeministri Rama thekson se nuk është panoramë bardhezi, por është një e vërtetë që duhet thënë.
“Nuk është një panoramë bardhezi, ka disa të vërteta që duhen thënë. Kosova plotësoi të gjitha kushtet për legalizimin. Doli kushti i demarkacionit dhe u tha shprehimisht në mënyrë të përsëritur: Bëni Demarkacionin dhe Vizat janë të hequra. Demarkacioni u bë dhe liberalizimi i vizave nuk ndodhi. Negociata ndërkohë po ecin me Serbinë, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën. Kjo, një politikë e BE për ta mbajtur mirë me Beogradin”, u shpreh Rama.
Ndërsa për ecurinë e Shqipërisë drejt BE, kryeministri thekson se nuk ishin vendet e BE gati që të përballeshim me këtë fakt, e jo Shqipëria.
“Hapja e negociatave me Shqipërinë, jo sepse nuk ishte Shqipëria gati, por se sepse nuk ishte gati KiE dhe disa vende të BE që të përballeshin me këtë fakt”, tha Rama.
Top Channel