Agim Sulaj i ka lënë në Itali valixhet e karikaturave, dhe ka ardhur në Shqipëri tërësisht si piktor në ciklin e tretë të Rrënjëve duke u përqendruar tërësisht tek historia në këtë muaj historik.
Agim Sulaj i ka lënë në Itali valixhet e karikaturave, dhe ka ardhur në Shqipëri tërësisht si piktor në ciklin e tretë të Rrënjeve duke u përqëndruar tërësisht tek historia në këtë muaj historik.
“Fillon kjo ekspozitë me tablonë e Skënderbeut. Është një kokë meditim, një portret meditim me një përkrenare të gdhendur, të punuar me teknikën e vajit, por e gdhendur artistikisht, sepse është punuar me penel të vogël dhe imtësira çdo detaj i saj. Është një burrë hijerëndë që mendohet dhe të shikon pa t’i hedhur sytë dhe t’i e sodit me qetësi.
Ekspozita përbehet nga 20 tablo, një pjesë e të cilave janë tablo me tema historike, një pjesë tjetër janë peizazhe që i dedikohen vendit dhe natyrës sonë.
Në tablotë historike bën pjesë edhe tabloja e kokës së prerë së Ali Pashës, një tablo e njohur për publikun shqiptar. Ndodhet prej 30 vjetësh në Janinë, në Muzeun e Aliut dhe kisha dëshirë t’ja sillja publikut shqiptar në përmasa më të vogla.
Ndodhet një peizazh i madh në qendër të galerisë dhe ekspozitës që është nga Rimini ku unë jetoj prej 27 vjetësh, është një urë e vjetër romake, e cila rilidh në mënyrë kulturore dhe imagjinare dy brigjet tona”, shprehet Agim Sulaj.
Top Channel