Presidenti Ilir Meta vizitoi të dielën shkollën fillore në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj në komunën Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë.
Ai u prit nga stafi pedagogjik, nxënës dhe prindër, duke qenë hera e parë që një President nga Shqipëria viziton një shkollë fillore.
Kreu i shtetit dhuroi për këtë shkollë, 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare si edhe fotografinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Duke folur me këtë rast, ai falenderoi stafin pedagogjik për punën e bërë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.
Por teksa është pyetur nga nxënësit se çfarë profesioni ka pëlqyer në fëmijërinë e tij, ai ka zbuluar se do donte të ishte mësues.
“Ëndrra ime më e madhe në moshën tuaj ka qenë të bëhesha mësues. E doja shumë këtë profesion fisnik dhe për faktin se të dy prindërit e mi kanë qenë mësues”, u shpreh Meta
Top Channel