Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme me Kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi diskutoi rreth situatës politike në vend, ku midis të tjerave ishte dhe bojkoti i opozitës.

Ish-ambasadori theksoi se vendi i opozitës është në Kuvend dhe se me betejat e saj politike dhe parlamentare, duhet t’u japë shqiptarëve arsye dhe motive për ta votuar atë.

“Vendi i opozitës është në Kuvend dhe me prezencën dhe betejat e saj politike e parlamentare ajo duhet t’u japë shqiptarëve dhe mbështetësve të saj arsye dhe motive për ta votuar. Shqiptarët nuk duhet të humbasin shpresën dhe besimin te vetja e tyre se Shqipëria mund të bëhet. Ata vetë duhet të kontribuojnë për ndryshimin si edhe për përballimin e problemeve që ka vendi, si korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar etj. Vetë Shqipëria është një vend dhe një partner i besueshëm”, – u shpreh Arvizu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA