“Galaktikët” e Amerikës, Inter Miami kërkon Kevin De Bruyne për ta bashkuar me Messin dhe yjet e tjerë 02/08 20:15
Portieri i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës.
Futbollisti i klubit kryeqytetas është kapur teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l.
Një lajm jo i mirë për Partizanin vetëm pak ditë para derbit ndaj Tiranës.
Sipas asaj që parashikon ligji, Hoxha duhet të qëndrojë 72 orë në paraburgim (për të gjithë ata që kapen duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur), për të dalë më pas dhe për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.
Top Channel