Ergi, Lidia dhe Sibora janë nxënës të shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Janë ende të mitur, por jo të panjohur me skenën e koncerteve.

Ata ishin protagonistë të “Koncertit për Piano”, që u zhvillua në sallën e koncerteve të qytetit të Fierit.

Megjithëse për herë të parë përpara artdashësve, 8-vjeçarja Sibora Hoxhaj interpretoi me mjaft siguri dhe ngrohtësi në këtë aktivitet.

Dy pianistët e talentuar, Ergi dhe Lidia Cane, vëlla e motër, iu dhuruan emocione të shumta artdashësve, me interpretimin e pjesëve nga kompozitorët Betthoven, Moxart, Chopin dhe Debusy.

Të dy janë pjesëmarrës edhe në konnkurse kombëtare e ndërkombëtare, ku janë vlerësuar edhe me çmime të para.

Top Channel