Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme kontrollet në akset kryesore, duke konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtuesit e mjeteve.
Me synimin për parandalimin e aksidenteve rrugore që shkak kanë drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, policia ka pezulluar 21 patenta.
“Alkooli ne timon vret jetën. Përdor mjetet e transportit publik ne rast se je drejtues mjeti dhe ke konsumuar alkool”, këshillon policia teksa bën publik rastin e një 25-vjeçari me iniciale D.A., që është arrestuar në Selitë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku testi i parë i doli 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l.
Ndërkohë në autostradën Tiranë-Durrës janë kryer kontrolle me Radar për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara prej shpejtësisë tej normave te lejuara.
“169 km/h, 21 vjeçari nga Korça për te arritur ahengun. I pa pranueshëm veprimi dhe justifikimi”, ishte një nga rastet e konstatuara nga policia aty.
Top Channel