Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit 30 ditë për personat e arrestuar që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Tre avokatët e të dyshuarve kanë mohuar pretendimet e prokurorisë, duke thënë se nuk ka dëshmi se klientët e tyre kanë kryer vrasjen.

Politikani serb, u vra më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Ndërkaq Kryediplomatja e BE-së Federica Mogherini tha se Brukseli do ta monitorojë nga afër situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Mogherini tha se do të jetë në kontakt me të gjitha nivelet dhe institucionet kompetente në Kosovë, të cilat nuk duhet të kursehen për të vënë para përgjegjësisë vrasësit e Oliver Ivanoviçit.

Top Channel