Gazeta “Shqip” shpjegon se si lindi konflikti mes Taullaut dhe Bares

Autogrilla “SABA Taullau 3”, në rreth rrotullimin e Plugut, u kthye mbrëmjen e djeshme në arenën e një përplasje të armatosur mes dy bandave të Lushnjes, ku njerëzit e Aldo Bares tentuan të eliminonin Saimir Taullaun, një rival të betuar të tyre

47-vjeçari Saimir Taullau, mbeti i plagosur lehtë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Objektivi i atentatit të mbrëmshëm ka qenë gjithmonë i sulmuar nga banda e Aldo Bare, pasi Taullaun kanë tentuar ta vrasin edhe në tetot të vitit 2017, kur ai arriti të shpëtojë me vetëm një plumb.

Biznesmenit në fjalë i është vrarë vëllai në vitin 2005, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve qendrore në sheshin kryesor të Lushnjës, ndërsa vetë Saimir ka lidhje të ngushta me Laert Haxhiun, që akuzohet si atentatori i nipit të Aldo Bares.

Saimir Taullau dhe Laert Haxhiu u arrestuan së bashku në vitin 2015 në qytetin e Durrësit, pasi u kapën me heroinë. 47-vjeçari ishte dënuar me 3.8 vite burgim për tregtimin e 1.2 kg heroinë dhe kishte vetëm pak muaj që kishte lënë qelinë.

Ndërkohë në atentatin mafioz ndaj tij, dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona, të cilët mund të jenë vrasës të paguar për ta ekzekutuar. Dy atentatorë janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit dhe pavarësisht se një grup i repartit RENEA në Tiranë u nis urgjent drejt Lushnjës, për të marrë situatën në kontroll dhe kryen kontrolle në disa banesa, asnjë rezultat nuk u përftua.

Por si nisi konflikti i Familjes Taullau me bandën e Aldo Bares dhe cila është dëshmia e Saimirit në gjyqin për vrasjen e vëllait të tij Bakiut?

Familja Taullau ka pasur konflikte të hershme me bandën e Aldo Bares. Përplasja e para mes tyre ka ndodhur në vitin 1997, kur banda e Bares rriti influencën në Lushnjë, ndërsa vëllezërit Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese, ndërkohë që merreshin edhe me trafik heroine. Bare dhe Taullau shpesh herë janë përplasur asokohe në Itali për trafikun e drogës, ndërsa në Lushnje, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke thelluar konfliktin, që kulmoi me vrasjen në vitin 2005 të Baki Taullaut, vëllai të Saimir Taullaut.

Vrasja e Bakiut, ishte derivat i një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro nga banda e Aldo Bares, por që Taullau refuzoi ta paguante. Për këtë ngjarje në vitin 2008 ka dëshmuar para gjykatës edhe Saimir Taullau, duke thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Bares. Saimiri ka rrëfyer se vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë ata e vranë.

Dëshmia e Saimir Taullaut për ngjarjen e vitit 2005:

“Ditën e zgjedhjeve të korrikut 2005, kur unë dhe vëllai dolëm në qendër të qytetit për të ndjekur rezultatin e zgjedhjeve, aty vërejtëm se po ndiqeshim nga Leonard Prifti dhe një person tjetër biond me kapele.

Personi me kapelë m’u lëshua mua për të më vrarë dhe unë u largova ndërsa vëllain e ndoqi Leonard Prifti dhe e vrau”,-tha Sajmir Taullau. Më pas ai shtoi: familja e tij nuk i ka pasur dhe nuk i ka njeriut borxh në qytetin e Lushnjës dhe as në Tiranë, vetëm që i janë borxhli familjes”, – tha ai në lidhje me vrasjen e të vëllait të tij.

Në këtë rast, vëllai i tretë i Baki Taullait, nuk hezitoi të vinte gishtin mbi pjesëtarët e bandës së Lushnjes, duke e cilësuar këtë të fundit si përgjegjëse për vrasjen e vëllait të tij dhe për gjobat e paguara nga ky i fundit, në adresë të pjesëtarëve të bandës.

Gjobat

“Nga viti 1993 deri më 1997, kam qenë në burg, pasi isha i dënuar dhe kur u hapën burgjet, edhe unë si shumë të tjerë ika nga burgu dhe shkova në Itali. Atje ndenja deri në fillim të vitit 2000, kohë në të cilën erdha pasi vëllai im po kërcënohej rregullisht nga “banda” e Alfred Shkurtit.

Pjesëtarët e “bandës” së tij, Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Enver Dondollaku, Arjan Aliçko, dhe Leonard Prifti (ky i fundit i vrarë), sajonin histori të ndryshme vetëm e vetëm që t’i merrnin lekë vëllait tim Baki Taullait, që kishte një biznes.

Fillimisht ata kërkuan që unë t’i bashkohesha “bandës” së tyre, por më pas meqë unë nuk iu bashkova, më akuzonin se isha pjesë e “bandës” së Artur Dajës dhe po tentoja të hakmerresha ndaj tyre. Unë për herë të fundit e kam takuar Artur Dajën kur isha 17 vjeç dhe para se të bija në burg dhe që nga ajo kohë nuk e kam parë më.

Pasi u ktheva në Shqipëri vëllai Bakiu më tha: nuk ke bërë mirë që ke ardhur. Për këtë shkak më nxori një vizë dhe ika në Greqi ku ndenja disa muaj. Gjatë kësaj kohe, kam mësuar se Bakiu është detyruar t’i paguajë disa herë gjoba “bandës” së Alfred Shkurtit pasi e kërcënonin për jetën time dhe të vëllezërve të tjerë.

Mesa di unë, vëllai ka paguar disa herë “gjobat” e vëna nga Alfred Shkurti, Enver Dondollaku, Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Arjan Aliçko, Leonard Prifti etj. Siç më ka thënë vëllai, kishte paguar njëherë si fillim 6 milionë lekë, të cilat i kishin marrë Eduart Demiri dhe Ilir Stërgu për llogari të Alfred Shkurtit. Më pas 10 milionë të tjera të vjetra i janë paguar Enver Dondollakut dhe 6 mijë euro motrës së tij.

Unë vetë personalisht bashkë me Eduart Demirin i kam paguar vëllait të Alfred Shkurtit, Zyberit, 6 milionë lekë të vjetra të cilat m’i dha vëllai Bakiu që t’ia jepja pasi i kishte vendosur Alfred Shkurti “gjobë”. Kjo histori ka vazhduar edhe më gjatë, ku në rastet kur vëllai Bakiu nuk pranonte të paguante ata hakmerreshin ndaj biznesit të tij dhe kërcënonin pjesëtarët e familjes.

Në vitin 2002, pasi vëllai kishte refuzuar të paguante 5 milionë lekë, ata të “bandës” i vendosën tritol banesës së vëllait tjetër Albert Taullaut i cili mbeti i plagosur. Gjatë kësaj kohe, isha duke pirë një kafe në një lokal erdhi një shtetas me emrin Genti Turku dhe më kërkoi të pija një kafe.

Pranova dhe shkova, kur më dërguan te varrezat nga më doli Leonard Prifti me një pistoletë në dorë. Mua më thanë se të kërkonte Enverd Dondollaku dhe atje më doli Prifti. Ky i fundit kërkoi që ta merrja vëllanë dhe të shkoja pasi na kërkonte Alfred Shkurti te varrezat.

Shkova në shtëpi dhe i thashë vëllait Bakiut, të mos dilte se po e kërkonin ata të “bandës” për ta vrarë. Këta të fundit, kishin marrë vesh që vëllai kishte blerë një truall në Tiranë dhe i kërkonin që të paguante ose 500 mijë euro ose letrat e tokës.

Pas kësaj “gjobe” vëllai nuk pranoi që t’i paguante dhe të shkonte të takonte Alfred Shkurtin. Ata, pjesëtarët e “bandës” e kërcënuan se do ta vrisnin. Për këtë shkak, ne më pas po ruheshim duke mos dalë. Vëllai i denoncoi tek drejtori i SHISH-it Xhevdet Zeqe. Ai i adresoi tek Antiterrori në Drejtorinë e Policisë së Fierit dhe Tiranës, ku vëllai dha dëshmi me detaje duke denoncuar të gjithë pjesëtarët e “bandës” dhe gjobat e vendosura ndaj familjes tonë. Pas këtij denoncimi, të kryer nga vëllai, “banda” e mori vesh dhe kërcënuan sërish se do ta vrisnin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA