Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm edhe mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Astirit që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.
Në fjalën e tij, kreu i opozitë tha se shtëpitë e qytetarëve nuk do të prishen, ndërsa ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të mos preke më dorë qytetarët dhe të mos lëshojë policinë ndaj tyre, pasi do të ndëshkohet rëndë.
‘Ajo që po ndodh këtu është një barbari, shkelje e ligjeve themelore të vendit, e ligjeve që garantojnë transparencën dhe dëmshpërblimin e duhur, dhe të mënyrës se si kjo vepër publike është prokuruar, kemi të bëjmë me një vjedhje të madhe. Ata nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, dhe se Edi Rama ti vejë gishtin kokës. Afera është e qartë për 40 milionë euro, për 1 centimetër rrugë 2 mijë euro, Rama do të nxjerrë nga shtëpia mijëra qytetarë. Dhuna që kanë ushtruar në komisariate është e regjistruar, secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi. Rruga e vetme është revolta popullore, dhe largimi i kësaj bande me në krye Edi Ramën’, tha Basha.
Top Channel