Java e 14 e Kategorisë Superiore e vë Kukësin përballë ekipit të Kamzës, një skuadër që është në kërkim të pikëve ashtu sic janë edhe vetë verilindorët.

Trajneri i nënkampionëve të vendit, Armando Cungu përballet me disa mungesa, por ai shpreson në marrjen e 3 pikëve, ndaj Kamzës, të cilën ai e vlerëson.

Në krahun tjetër, Kamza do të ketë në pankinë, Ernest Gjokën i cili do të vihet për herë të dytë kundër ish-skuadrës së tij, pas eksperiencës me Vllazninë.

Tekniku 48 vjeçar thekson se për të kjo përballje është emocionuese për të dhe se ajo që ka rëndësi për Kamzën është që të mos pësojë humbje.

Pas 13 javëve kampionat, Kukësi ndodhet në vendin e 6 të klasifikimit me 21 pikë, ndërsa Kamza është e parafundit me 8 pikë, 3 më pak se Tirana që është një shkallë më lart.

Top Channel