Përfshirja nga flakët, e oxhakëve të banesave private në qytetin e Korçës, është një ndër sfidat kryesore për zjarrfikësit.

Familjet e qytetit juglindor e kanë zgjidhur problemin e ngrohjes në dimër përmes druve të zjarrit, por mungesa e vëmendjes për pastrimin e oxhakëve është faktori kryesor që shkakton zjarret duke rrezikuar edhe banesat.

Fenomeni bëhet edhe më shqetësues në lagjet karakteristike të Korçës, ku për shërbimin zjarrfikës është edhe më e vështirë ndërhyrja për shkak se rrugët janë më të ngushta, ndërsa shumë qytetarë parkojnë edhe automjetet e tyre duke e zvogëluar këtë distancë.

Përfshirja nga flakët, e oxhakëve të banesave është një fenomen kërcënues për pronën private, sidomos po të merret parasysh edhe fakti se nga njëra banesë zjarri mund të përhapet edhe tek ndërtesat ngjitur saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA