Rrahin për vdekje një rumun, policia italiane arreston shqiptarin dhe një italian. Ngjarja ka ndodhur në 6 tetor 2018, pranë një stacioni autobusi në qytetin e Bolonjës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Nicu Chirila 55 vjeç.

Pas një sherri në një lokal 55-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shqiptari Ilir Marku 49 vjeç dhe italiani me iniciale L.C.M., 32 vjeç, nga provinca e Salernos. Dhuna fizike ka qenë vdekjeprurëse për rumunin pasi ndërroi jetë pas 40 ditësh në gjendje kome. Gati dy muaj nga ngjarja autoritetet italiane pas hetimeve të kryera kanë zbardhur autorët e këtij krimi dhe i arrestuan paraditen e sotme. Viktima Nicu Chirila punonte si metal-mekanik e jetonte në Itali prej 15 vitesh.

Çfarë ndodhi
Ishte ora 18:00 e 6 tetorit 2018, kur Chirilà ndodhesghe brenda barit Gil në rrugën Beverara, me dy të njohurit e tij marokenë. Aty i përfshi në debat me shqiptarin dhe italianin në lidhje me menaxhimin e një lokale. Ai mori pjesë fillimisht por më pas u largua. Chirilà ndiqet nga vrasësit e tij, të cilët fillimisht i presin rrobat, e rrahin deri sa bie në tokë. E gjithë skena ndodhi pranë stacionit të autobusit.

Hetimet
Marokenët e përfshirë në sherr dhe disa klientë të barit u morën në pyetje në cilësine e dëshmitarëve okularë. Ata i dhanë detaje hetuesve rreth asaj që kishte ndodhur pasditen e 6 tetorit. Pas mbledhjes së provave policia mësynë në banesën e shqiptarit, i cili po tentonte që të arratisej drejt Gjermanisë. Në banesnë e tij u gjetën dokumente false dhe disa copa të veshjes së Chirilà-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA