Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara Një ditë pas protestës së dhunshme para selisë Kuvendit të Shqipërisë ku pati disa të plagosur dhe mes tyre një police, e cila humbi gishtat e njërës dorë, palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. Qeveria thotë se nuk ka kthim pas për projektin e rrugës, pra do të vazhdohet me shembjet, ndërsa banorët vijojnë protestën e tyre me kërkesa specifike.
Por a duhet zgjedhur një rrugë e ndërmjetme për të ulur gjakrat dhe ç’tensionuar situatën? Kush duhet ta gjejë këtë rrugë dhe kush duhet ta ndërmarrë këtë iniciativë? për t’u përgjigjur disave prej këtyre pyetjeve në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar deputetja dhe kryetarja e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti.
Sipas saj, ka një qëndrim jo normal të opozitës në këtë protestë, çka e ka agravuar më tej situatën.
“Opozita ndryshe nga vendet e evropës, po i udhëheq ato protesta. Në to kanë marrë më tepër njerëz nga Bashkitë e tjera të vendit, sesa realisht janë ata që dalin për të kërkuar një dëmshpërblim, apo kërkojnë informacion”, u shpreh Gjylameti.
Qëndrimin e opozitës për zgjerimin e unazës së re, Gjylameti e sheh si një kauzë e kapur prej tyre, pasi nuk kanë një alternativë qeverisëse.
“Opozita është duke gjetur një kauzë të saj. Pasi i mungon alternativa qeverisëse. I bëj thirrje opozitës të mos nxisë më tej gjakrat. Bëri thirrje për dhunë, e degraduam në atë situatë”, tha ajo.
Top Channel