Teuta ka hyrë “shinat” ku drejtuesit dhe stafi teknik shpresonin që në momentin kur vendosën të merrnin përsipër këtë projekt ambicioz.

“Djemtë e Detit” nuk janë larguar të dëshpëruar nga një ndeshje e kampionatit që nga data 3 tetor, ku u mposhtën nga Partizani. Nga ai çast kanë ardhur 4 fitore dhe 2 barazime për t’u vlerësuar ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe Kukësit në Tiranë.

Sezoni nisi me luhatje dhe jo pa qëllim trajneri Bledi Shkëmbi predikon vazhdimësinë si elementin primar për të pasur një progres të rëndësishëm. Nga momentet më të vështira të këtij edicioni për durrsakët ka qenë pa diskutim përfundimi i ndeshjes në Gjirokastër. 3 gola të pësuar vetëm një i shënuar për më shumë me 11- metërsh dhe një lojë pa personalitet, ai takim ia shton akoma më tepër vlerën sfidës së kësaj të shtune përballë bluzinjve.

Teuta do të kërkojë të mos e përsërisë në mënyrën më absolute atë performancë, në krahun tjetër ishte pikërisht triumfi ndaj bregdetarëve që tregoi shenjat e para të përmirësimit që importoi Gentian Mezani tek Luftëtari. Nga ajo fitore skuadra gjirokastrite ka koleksionuar 10 pikë në 8 ndeshjet pasuese, teksa në 4 takimet hapëse të sezonit nën drejtimin e Kostic ekipi ishte përfshirë nga errësira e plotë. 4 pikë në 2 transfertat e fundit kanë kthyer optimizmin që kjo skuadër mund të shfaqë fytyrën e saj më të mirë edhe larg “mureve të kalasë” së Gjirokastrës dhe këtë do të synojë edhe në “qytetin e mbretëreshës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA