Përfundimi i ndeshjeve të Ligës së Kombeve e ka rikthyer vëmendjen te kampionatet europiane, me skuadrat që tashmë fokusohen në objektivat sezonalë. Rekordet këtë vit nuk mungojnë me Juven dhe Paris Saint Germain në startet më të mira, por ka edhe rekord për mbrojtjen më të fortë.

Nëse analizojmë 5 ligat më të forta të kontinentit dhe primatin në vlera absolute, Manchester City e Liverpool janë të parët me vetëm 5 gola të pësuar në 12 ndeshje të Premier Ligës.

Por në realitet mbrojtja më e mirë e Europës është në mënyrë surprizë, ajo e Alcorcon. Formacioni modest spanjoll ka pësuar 6 gola në 14 ndeshje në Segunda Division, pra ka një mesatare më të mirë se ekipet angleze.

Por jo vetëm kaq. Klubi nga periferia e Madridit që drejtohet nga trajneri Cristóbal Parralo është i vetmi mes 201 ekipeve në 2 divizionet kryesore të vendeve më të forta, që ende nuk ka pësuar gol në pjesën e parë. Tani falë kësaj ecurie, është pretendent për t’u ngjitur në La Liga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA