Me fushatën për titullin në Francë që është në rrugën e duhur, Paris SG nuk do të rrezikojë të përkeqësojë gjendjen fizike të dy prej futbollistëve kryesorë, duke i kursyer në fundjavë.

Braziliani Neymar dhe kampioni i botës Kylian Mbappe nuk do të luajnë të shtunën, në impenjimin që parashikon Ligue 1, kjo për shkak të një ndeshjeje më të rëndësishme kundër Liverpoolit.

Trajneri Thomas Tuchel parashikoi mungesën e tyre duke fokusuar gjithçka në Champions.

“Nuk janë në gjendje të rëndë, por nuk do të rrezikojmë me Neymarin dhe Mbappenë”, tha tekniku i parizienëve. Praktikisht të shtunën, dy sulmuesit që “mbjellin” panik në prapavijat e kundërshtarëve në thuajse çdo ndeshje, nuk do të jenë në javën e 14 të kampionatit francez, ndaj Toulouse.

Ideja për t’i dhënë më tepër kohë rikuperimit të tyre u ndikua nga stafi mjekësor. Ndërkohë, Paris SG duhet të riformatojë repartin ofensiv në sfidën e afërt.

“Pa këta dy sulmues ndryshon gjithçka, por nuk është hera e parë. Kemi gjetur zgjidhje edhe në të kaluarën, sepse kemi futbollistë të mëdhenj që duhet të tregojnë se janë gati”, tha Tuchel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA