Juventus po shkon këtë fundviti në ndjekje të një tjetër rekordi, për të mbyllur 2018-n në mënyrë edhe më mbresëlënëse. Nëse arrin të fitojë 7 ndeshjet e fundit në Serie A, duke nisur nga fundjava e deri më 29 dhjetor, skuadra kampione e Italisë do të shkojë në 103 pikë në një vit solar, më mirë sesa çdo rival tjetër në 5 kampionatet kryesore europiane.

Por, kalendari nuk është në favor të “Zonjës së vjetër”, që do të përballet me rivalë të fortë, si Fiorentina, Interi, Torino, Roma e Atalanta.

Që nga muaji janar e deri më tani, bardhezinjtë kanë zhvilluar 31 ndeshje në kampionat, duke fituar 26 prej tyre, duke barazuar 4 herë, e duke humbur vetëm një.

Në total janë 82 pikë, po aq sa Paris SG në Francë, por me skuadrën transalpine që ka zhvilluar një ndeshje më shumë, e që deri në fund të vitit do të ketë në kalendar një më pak. Praktikisht Mbappe dhe “banda” e tij do të arrijnë maksimumi 100 pikë.

Në renditjen e skuadrave me potencialin më të madh për të arritur pikë janë Manchester City (73 pikë në 29 ndeshje në Premier League), Barcelona (72 pikë në 33 ndeshje në La Liga). Juventusi mund t’ua kalojë të gjithë rivalëve kontinentalë, nëse do të rinisë – pas pushimit të kombëtareve, – të bëjë atë që di më mirë: të fitojë ndeshjet edhe ndaj rivalëve të lehtë, si Spali këtë fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA