Maniakë të blerjeve ose jo, sot është dita juaj! “E premtja e zezë”, dita që shënon edhe fillimin jozyrtar të sezonit të çmendur të blerjeve për festa, erdhi!

Në Shtetet e Bashkuara, ku kjo ditë ka edhe origjinën, ethet e së “premtes së zezë” kanë ditë që ndihen, me shitësit që kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe blerësit që kanë pritur në ankth.

“Kjo është një ditë ekzaltuese për ne. Fillon sezoni i festave dhe Macy’s shkëlqen. Ne festojmë së bashku me dhjetëra e mijëra klientë dhe ky vit nuk përbën përjashtim”, tha Kathy Hilt, “Macy’s.

Janë të shumtë ata që kanë qëndruar në radhë të gjata, madje edhe në të ftohtë, në pritje të hapjes së dyerve të dyqaneve, në mënyrë që më pas të gllabërojnë çfarëdo që u del përpara.

  Përse “Black Friday” ka këtë emër?

“Ia vlen të presësh, është acar. Duart thuajse më kanë ngrirë, por nuk shqetësohem shumë. Kjo është një mundësi e madhe, mund të kursesh parà dhe është po ashtu një vend i këndshëm për të qëndruar”, tha Sam Levy, Queens Neë York.

“Kishim darkën që na priste në shtëpi, por më mirë të kapim ofertat më të mira më parë, para se të tjerët të vijnë dhe të marrin gjithçka që ia vlen”, tha Santia Uilliams, Rhode Island.

E premtja pas Ditës së Falenderimit mbetet fillimi zyrtar i sezonit të blerjeve për festa, por gjërat po ndryshojnë. Gjithnjë e më shumë, tani blerjet po bëhen “online” dhe në Shtetet e Bashkuara, këto shitje pritet të arrijnë në rreth 125 miliardë dollarë.

Në anën tjetër, vende të tjera po kopjojnë gjithnjë e më shumë traditën, me Kinën për shembull që ka krijuar një ditë të vetën, të ngjashme me “të premten e zezë”, kur paratë rrjedhin lumë dhe kartat e kreditit zbrazen pa mëshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA