Në rrënojat e qytetit të lashtë romak të Pompejit është zbuluar një afresk erotik. Në të shihet mbretëresha legjendare e Spartës, Leda, dhe një mjellmë.

Shpendi mendohet se është perëndia greke, Zeusi, ose Jupiteri në mitologjinë romake, i maskuar.

Legjenda e lashtësisë thotë se Zeusi, në trajtën e një mjellme, ra në krahët e Ledas për të kërkuar mbrojtje nga një shqiponjë që po e ndiqte si gjah.

Edhe pse Leda ishte e martuar me Tindarin, mbretin e Spartës, perëndia e joshi në të njëjtën natë që ajo kishte fjetur me burrin e saj.

Si rezultat, dolën dy vezë prej të cilave lindër katër fëmijë të famshëm: Helena (që më vonë bëhet Helena e Trojës), Polideu, Klitemnestra (që më pas martohet me Agamemnonin) dhe Kastori.

Edhe pse Leda dhe Mjellma është një pikturë që shihet shpesh në Eomën e lashtë, ky zbulim është i veçantë, pasi Leda shihet sapo futesh në dhomë.

Ende nuk dihet se kush ka qenë pronari i shtëpisë, por ekspertët italianë thonë se bëhet fjalë për një tregtar të pasur.

FOTO GALERI
2/5
Nuove scoperte a Pompei: affresco di Leda e il cigno

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA