Afron sfida e vitit, shkëndija River-Boca për Libertadoresin

23/11/2018 13:51

Në stadiumin “Monumental Antonio Vespucio Liberti” të Buenos Airesit do të zhvillohet këtë të shtunë akti i fundit i Kupës Libertadores, trofeu më i rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut, në një përballje e cila po cilësohet si ndeshja e vitit.

Pas barazimit elektrizues në stadiumin “Bonbonera” me shifrat 2-2, River Plate dhe Boca Juniors do të sfidohen për trofeun, në një ndërthurje të pasur me emocione, me goditje të palejuara dhe me një mbështetje si asnjëherë më parë.

Në finalen e Kupës Libertadores nuk ekziston rregulli i golit në transfertë dhe, nëse barazpesha do të mbretërojë me çfarëdolloj shifrash, fituesi do të vendoset nga penalltitë. Ndërkohë, në stadiumin “Monumental” ka nisur numërimi mbrapsht për sfidën e së shtunës në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 me atë shqiptare.

Tifozët miq nuk do të lejohen, ashtu siç ndodhi në finalen e parë, ndërsa çmimet e biletave në tregun e zi kanë kaluar kufijtë e logjikës. Ndërkohë ka një barazi absolute, të cilën trajnerët respektivë të Riverit dhe Bocës do të mundohen ta prishin në favor të tyre.

Arbitri Kunja do të lejojë sipas rregullores, ndërrim të katërt nëse shkohet në kohën shtesë. Do të luajnë Milionerët kundër skuadrës së të varfërve porkjo finale kalon kufijtë e Argjentinës, dhe me gjasë do të kthehet në një sfidë edhe më të shikuar se Champions League që vendosi më të fortën e Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA