LeBron James pa mëshirë, 32 pikë ndaj ish-skuadrës së tij

22/11/2018 14:00

Lebron James kthehet në Ohio, por këtë herë si kundërshtar i ish skuadrës së tij, Cleveland Cavaliers.

‘The King’ që tashmë është pjesë e Los Angeles Lakers u prit me shumë ngrohtësi nga tifozët e Cavaliers, ndryshe nga çfarë bënë në periudhën kur ai u transferua te Miami Heat.

Megjithatë ky afeksion i shfaqur nga tifozët e Cleveland nuk ndikoi aspak te Lebron James që nuk pati asnjë mëshirë për ish skuadrën e tij teksa udhëhoqi kalifornianët drejt fitores së ndeshjes 109-105, sfidë të cilën ai e mbylli me 32 pikë e 14 topa në tabelë.

Top Channel